Presidentja pret Prattipatin, flasin për zhvillimet politike: Kosova e përkushtuar në marrëdhëniet me SHBA’të

by Nexhat

Presidentja e vendit, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Në njoftim shtohet se, gjatë këtij takimi është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend, ku presidentja ka theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve.

banner

Komunikata e plotë:

Presidentja Shiroka Pula priti në takim të Ngarkuarën me Punë të SHBA-së, Anu Prattipati

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, Anu Prattipati

Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet aktuale politike në vend. Presidentja Shiroka Pula theksoi rëndësinë e stabilitetit institucional dhe funksionimit të plotë të institucioneve, duke vlerësuar dinamikën e shtuar të punës së Kuvendit dhe Qeverisë pas tejkalimit të krizës institucionale.

Presidentja theksoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe nënvizoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten partner strategjik i pazëvendësueshëm i Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy