Ish-shefi i OSBE-së: Gjykata Speciale është turp i drejtësisë, themelet e këtij tribunali janë të dyshimta

by Nexhat

Ish-shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Daan Everts, ka kritikuar ashpër Gjykatën Speciale.

Ai ka bërë me dije se kjo gjykatë është turpi i drejtësisë.

banner

Në konferencën “Urat e kujtimeve” organizuar nga “Liria ka emër” dhe KIPRED, ish-diplomati holandez ka thënë se themeli e këtij tribunali janë tejet të dyshimta.

“Ky tribunal është një turp i drejtësisë. Themeli i tij është tejet i dyshimtë, mandati i tij shumë selektiv, mënyra e veprimit e diskutueshme dhe akuzat të sforcuara. Nëse këto procese përfundojnë me dënime, pasojat do të jenë të rënda, jo vetëm për marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, por edhe për perceptimin e aktorëve ndërkombëtarë dhe për praktikën e së drejtës penale ndërkombëtare.”, ka thënë ai.

Ai ka vlerësuar se kjo gjykatë është duke e penguar edhe normalizimin e raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Fatkeqësisht, 25 vjet më vonë, nuk jemi më afër një marrëdhënieje të normalizuar ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Ndër shumë faktorët që e pengojnë këtë është edhe e ashtuquajtura Dhomë e Specializuar e Kosovës, e cila po gjykon katër ish-udhëheqës të shquar të UÇK-së, të cilët më pas u bënë figura të rëndësishme politike në Kosovën e pasluftës, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.”, është shprehur ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy