“Jam dakord plotësisht me Trump”- Netanyahu: Irani nuk do të ketë kurrë armë bërthamore sa të jem kryeministër

by Nexhat

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se vendi i tij dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë të njëjtin qëndrim për çështjen bërthamore të Iranit.

Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu theksoi se “sa të jem kryeministër i Izraelit, Irani nuk do të ketë armë bërthamore”, duke shtuar se ekziston “dakordësi e plotë” me presidentin amerikan Donald Trump për këtë çështje.

banner

Ai tha se për më shumë se 30 vjet ka qenë në qendër të përpjekjeve ndërkombëtare kundër programit bërthamor iranian.

Sipas tij, pa këtë presion të vazhdueshëm, Irani do të kishte arritur prej kohësh të zhvillonte armë bërthamore që do të përdoreshin kundër Izraelit.

Netanyahu përsëriti gjithashtu akuzat ndaj Teheranit se synon shkatërrimin e shtetit izraelit dhe u shpreh se ka “kushtuar jetën” për të parandaluar një skenar të tillë.

Në fund të deklaratës, ai rikonfirmoi se gjatë mandatit të tij nuk do të lejohet që Irani të pajiset me arsenal bërthamor.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy