Qeveria në detyrë mban mbledhjen e radhës, merr një sërë vendimesh e ndanë mjete buxhetore

by Nexhat

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar një sërë vendimesh që përfshijnë emërime institucionale, ndarje buxhetore dhe pagesa ndërkombëtare.

Në kuadër të vendimeve të miratuara, Qeveria ka emëruar anëtarët e Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar.

banner

Përbërja e re e këtij këshilli është:

Rrezarta Korbaj, kryesuese
Kimete Zekaj, anëtare
Vlora Prenaj, anëtare
Samir Lleshi, anëtar
Fadil Sallteku, anëtar
Kosovare Demi-Rama, anëtare
Altin Sahiti, anëtar

Po ashtu, është miratuar kërkesa e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit për ndarjen e mjeteve buxhetore në vlerë prej 122,000 euro.

Sipas vendimit, këto mjete do të përdoren për financimin e dy projekteve kapitale: “Renovimi i objektit të Qendrës së Panairit në Bërnicë” dhe “Regjistri për Pronarët Përfitues”.

Qeveria ka miratuar gjithashtu autorizimin e pagesës në shumën prej 154,000 euro për Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), në kuadër të rritjes së kuotës së kapitalit të Republikës së Kosovës në këtë institucion financiar ndërkombëtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy