Belgjika shmang humbjen ndaj Egjiptit

by Nexhat

Belgjika ka siguruar një pikë në ndeshjen e parë të Grupit G në Kupën e Botës 2026, duke barazuar 1:1 ndaj Egjiptit pas një përballje të luftuar deri në fund.

Egjipti e ka nisur më mirë takimin dhe ka kaluar në epërsi në minutën e nëntëmbëdhjetë me Emam Ashour. Mohamed Salah ka shërbyer një pasim të saktë për Ashour, i cili e ka lëshuar një goditje të fortë të pandalshme drejt këndit të poshtëm të majtë të portës, duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi portierit belg Thibaut Courtois për rezultatin 0:1.

banner

Belgët kanë pasur më shumë posedim të topit dhe kanë ushtruar presion të vazhdueshëm, por përballë kanë gjetur një mbrojtje të organizuar të Egjiptit që për më shumë se një orë lojë ka ruajtur epërsinë.

Megjithatë, në minutën e gjashtëdhjetë e gjashtë, Belgjika ka arritur të barazojë në një mënyrë të pazakontë. Pas një aksioni sulmues të belgëve, mbrojtësi egjiptian Mohamed Hany e ka devijuar topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol dhe duke vendosur rezultatin 1:1.

Pas golit të barazimit, ndeshja ka mbetur e hapur, me të dyja skuadrat që kanë kërkuar golin e fitores. Egjipti ka vazhduar të mbështetet te kundërsulmet, ndërsa Belgjika ka tentuar të shfrytëzojë epërsinë në posedim dhe cilësinë individuale të futbollistëve të saj.

Megjithatë, asnjëra skuadër nuk ka arritur ta gjejë golin vendimtar dhe ndeshja është mbyllur me rezultat të barabartë 1:1.

Ky rezultat e lë Grupin G plotësisht të hapur pas ndeshjeve të para, me Belgjikën dhe Egjiptin që nisin aventurën botërore me nga një pikë. Pas mesnate zhvillohet ndeshja tjetër grupit, mes Urugajit dhe Arabisë Saudite, e cila gjithashtu do të transmetohet në RTK. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy