Mbappe pranon dobësinë e tij

by Nexhat

Kylian Mbappe ka bërë një deklaratë të fortë para nisjes së aventurës së Francës në Kupën e Botës 2026, duke pranuar se duhet të përmirësojë lojën e tij në aspektin mbrojtës nëse dëshiron ta udhëheqë kombëtaren drejt titullit botëror.

Kapiteni i “Les Bleus” tha se është i gatshëm të ndryshojë dhe të sakrifikojë më shumë për ekipin, duke theksuar se fitimi i Kupës së Botës mbetet objektivi i tij kryesor.

banner

Mbappe: Duhet të bëj më shumë

Sulmuesi i Real Madridit ka qenë shpesh objekt kritikash për kontributin e kufizuar në fazën mbrojtëse, por tani duket i vendosur të ndryshojë këtë perceptim.

Në një intervistë për “Le Parisien”, ku pyetjet iu drejtuan nga vëllai i tij Ethan Mbappe, ylli francez foli hapur për këtë aspekt të lojës së tij.

“Më duhet të bëj një hap tjetër përpara në aspektin mbrojtës. Jam gati të bëj gjërat siç duhet sepse dua ta fitoj Kupën e Botës me çdo kusht”, deklaroi Mbappe.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy