Kreu i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se trafikut urban të Prishtinës do t’i bashkohen edhe 15 autobusë elektriken dhe 2 trama.
Rama ka publikuar edhe fotografi se si do të duken autobusët e rinj.
“KRYEQYTETI ME TRAM DHE AUTOBUSË ELEKTRIKË! ![]()
Sot përkrahëm operatorët edhe në proces të financimit për 15 autobusë elektrikë dhe 2 Tram. Kështu do të duken autobusët e rinj të Kryeqytetit.
Modernë, më të qasshëm për të gjithë dhe, mbi të gjitha elektrikë”, ka shkruar Rama

