Irani: Për 60 ditë anijet s’do të paguajnë tarifa për të kaluar nëpër Ngushticën e Hormuzit

by Nexhat

Pas marrëveshjes së arritur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit, kanë filluar menjëherë lëvizjet për lehtësimin e qarkullimit nëpër Ngushticën e Hormuzit.

Autoritetet iraniane kanë njoftuar se anijeve nuk do t’u ngarkohen tarifa aplikimi për 60 ditë, pasi Teherani do t’i mbulojë këto kosto.

banner

Në një deklaratë të publikuar nga mediat iraniane, Autoriteti i Menaxhimit të Rrugëve Ujore të Gjirit Persik (PGSA) do të menaxhojë trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit, raporton CNN,

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare ka udhëzuar PGSA-n që të shqyrtojë shpejt dhe t’u përgjigjet kërkesave për të kaluar nëpër ngushticë.

Gjithashtu, është thënë se Irani po punon për të pastruar minat nga rruga ujore, siç përcaktohet në marrëveshje.

“Duke pasur parasysh kushtet e veçanta dhe praninë e rreziqeve të caktuara të sigurisë përgjatë rrugës së tranzitit, dhe për të siguruar kalim të sigurt dhe për të parandaluar incidentet detare, anijet duhet të kalojnë tranzit sipas rrugëve dhe orareve që u janë komunikuar atyre në mënyrë që kapaciteti i trafikut të rritet gradualisht”, thuhet në deklaratë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy