Liverpool zyrtarizon 22-vjeçarin spanjoll

by Nexhat

Liverpooli e ka zyrtarizuar transferin e parë për sezonin e ri.

Gjiganti anglez ka nënshkruar marrëveshje rreth 40 milionë euro me talentin spanjoll, Victor Munoz, në një kontratë që do të zgjasë deri në vitin 2032.

banner

22-vjeçari do të “zbret” në “Anfield Road” nga ekipi i Osasunës në La Liga dhe do të jetë pjesë e planeve të trajnerit të ri të “The Reds”, spanjolli Andoni Iraola.

Ai aktualisht është pjesë e kombëtares së Spanjës në Kupën e Botës.

Munoz është futbollist që mund të luajë në disa pozicione, përfshirë të dy krahët e sulmit, si dhe mesfushorë ofensiv.

Ai ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Real Madritit, si dhe që nga viti 2025 ka qenë pjesë e Osasunës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy