Vapa ekstreme mund të zgjasë deri në fund të qershorit në Zvicër

by Nexhat

Meteorologët parashikojnë që temperaturat mbi 30 gradë dhe netët tropikale do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vijim, ndërsa qershori mund të shënojë rekord për numrin e ditëve me vapë, përcjell albinfo.ch.

Zvicra po përballet me një valë të fortë të nxehti, me temperatura që në shumë rajone kanë kaluar 30 gradë Celsius. Sipas meteorologëve, moti i nxehtë dhe kryesisht i thatë mund të vazhdojë deri në fund të muajit qershor.

banner

Shërbimi meteorologjik MeteoNews ka bërë të ditur se ekziston mundësia që vendi të mbetet nën ndikimin e temperaturave të larta për ditët e ardhshme, ndërsa MeteoSwiss ka lëshuar paralajmërime për vapë në disa rajone të vendit.

Nëse kjo periudhë vazhdon, qershori mund të regjistrojë numrin më të madh të ditëve me temperatura mbi 30 gradë që nga fillimi i matjeve.

Meteorologët rikujtojnë se një ditë e nxehtë konsiderohet kur temperatura arrin ose kalon 30 gradë Celsius, ndërsa natë tropikale quhet ajo gjatë së cilës temperatura nuk zbret nën 20 gradë.

Një ndërprerje e shkurtër e vapës pritet të premten, kur në disa zona mund të ketë stuhi të fuqishme. Megjithatë, nga e shtuna moti parashikohet të stabilizohet sërish, duke rikthyer temperaturat e larta. /Albinfo.ch/

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy