Zyrtare: Ilir Blakçori largohet nga Llapi

by Nexhat

 Pas tre vitesh të mbushura me emocione, suksese dhe sfida, Ilir Blakçori, ka njoftuar largimin nga KF Llapi, pasi i ka përfunduar kontrata me klubin nga Podujeva.

Përmes një mesazhi lamtumirës, ai falënderoi drejtuesit e klubit për bashkëpunimin dhe korrektësinë gjatë gjithë kësaj periudhe, si dhe shprehu mirënjohje për stafin teknik, bashkëlojtarët, stafin administrativ, ekipin mjekësor dhe të gjithë personat me të cilët punoi gjatë tri sezoneve.

Futbollisti theksoi se gjithmonë ka dhënë maksimumin për fanellën e klubit të qytetit të tij, duke u përpjekur të kontribuojë në realizimin e objektivave të skuadrës.

banner

Një falënderim të veçantë ai ia kushtoi grupit të tifozëve “Legjendat” për mbështetjen e vazhdueshme, ndërsa në fund i uroi KF Llapit sa më shumë suksese në sezonin e ri dhe në vitet që vijnë

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy