Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë kombëtarja e radhës që e kanë siguruar kualifikimin në fazën e nokautit në Kupën e Botës.
Amerikanët triumfuan 2:0 ndaj Australisë në xhiron e dytë të fazës së grupeve,
Burgess shënoi autogol në minutën e 11-të të ndeshjes për epërsinë fillestare.
Në minutën e 43-të, Freeman shënoi për 2:0 dhe epilogun e këtij takimi.
Me këtë fitore, SHBA shkon në kuotën e gjashtë pikëve në vendin e parë, kurse Australia mbetet përkohësisht në vendin e dytë me tri pikë gjithsej.

