Favoriti kryesor për ta pasuar Keir Starmer si kryeministër i Britanisë së Madhe, Andy Burnham ka mbërritur në Londër dhe për herë të parë do të jetë pjesë e parlamentit.
Ai është pritur nga një turmë gazetarësh duke zbritur nga treni që vinte nga Machesteri, ku ai ka shërbyer si kryetar bashkie për pothuajse një dekadë.
Burnham është betuar si anëtar i parlamentit, disa ditë pasi ka fituar një zgjedhje të rëndësishme plotësuese në Makerfield, në veriperëndim të Anglisë, raporton CNN,
Mbërritja e tij në Londër është shoqëruar me vëmendje të madhe mediatike, përfshirë edhe helikopterë televizivë që ndoqën trenin e tij drejt Stacionit Euston nga Machesteri, e më pas taksinë e tij nëpër qytet drejt Westminsterit.
Starmer, pasi dha dorëheqje, tha se do t’i kërkojë partisë së tij të përcaktojë një kalendar për procesin e zgjedhjes së liderit, me hapjen e nominimeve më 9 korrik, deri në shpërndarjen e parlamentit për pushimin veror, një javë më vonë.
Deri më tani, vetëm ish-kryetari i Machesterit, Andy Burnham, është vetëpropozuar për ta udhëhequr Mbretërinë e Bashkuar. Edhe rivali i mundshëm për këtë post, Wes Streeting, tha se po e mbështet Burnhamin.

