Kush është eliminuar deri tani nga Kupa e Botës?

by Nexhat

Pesë kombëtare janë eliminuar tashmë nga Kupa e Botës 2026 pas dy xhirove të para të fazës së grupeve.

Nga 48 kombëtaret pjesëmarrëse, 16 do të eliminohen deri në përfundim të fazës së grupeve, e cila mbyllet në orët e para të mëngjesit të së dielës (sipas orës britanike).

banner

Pesë skuadra që kanë humbur të dyja ndeshjet e para të grupit janë eliminuar matematikisht nga turneu.

Të gjitha ekipet që përfundojnë në vendin e fundit të grupit të tyre do të largohen nga gara pas fazës së grupeve, ashtu si edhe katër kombëtaret e renditura të tretat me bilancin më të dobët.

Nga Grupi C, eliminimi i Haitit është konfirmuar pas humbjeve ndaj Skocisë dhe Brazilit, duke i dhënë fund aventurës së tyre në Botëror, ku po merrnin pjesë për herë të parë që nga viti 1974.

Turqia është kombëtarja e parë evropiane që eliminohet matematikisht, pas humbjeve radhazi kundër Australisë dhe Paraguait.

Tunizia është aktualisht e vetmja përfaqësuese afrikane që e ka të sigurt eliminimin në fazën e grupeve. Ajo ka pësuar humbje me nga katër gola diferencë ndaj Suedisë dhe Japonisë.

Debutuesja e turneut, Jordania, është e vetmja kombëtare aziatike që tashmë nuk ka më asnjë mundësi për të kaluar në fazën tjetër.

Ndërkohë, në Grupin L, ku bën pjesë edhe Anglia, Panamaja është eliminuar pas humbjeve 1-0 ndaj Ganës dhe Kroacisë.

Ndryshimi i formatit të Kupës së Botës 2026 ka sjellë edhe një rregull të ri: në rast se dy ose më shumë skuadra janë të barabarta me pikë, kriteri kryesor i ndarjes nuk është më diferenca e golave, por rezultatet në përballjet direkte.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy