Arrin në 164 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë

by Nexhat

Numri i personave që kanë humbur jetën nga tërmetet që goditën Venezuelën mbrëmjen e kaluar ka shkuar në 164, ka bërë të ditur presidentja në detyrë, Delcy Rodríguez.

Autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e prekura, ndërsa pritet që bilanci i viktimave dhe të plagosurve të ndryshojë në orët në vijim, shkruan BBC, transmeton Dukagjini.

banner

Dy lëkundjet sizmike, me magnitudë 7.2 dhe 7.5, goditën brenda një minute njëra-tjetrës zonën në perëndim të kryeqytetit Caracas, duke shkaktuar shembjen e ndërtesave dhe panik te banorët.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), ekziston një mundësi prej 44 për qind që numri i viktimave të kalojë 10 mijë persona dhe një mundësi prej 30 për qind që të tejkalojë 100 mijë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy