Gërmimet nën rrënoja, banorët në Venezuelë në përpjekje për shpëtimin e të afërmve

by Nexhat

Kanë kaluar gati 24 orë që kur tërmetet goditën Venezuelën, duke lënë qindra të vdekur, mijëra të lënduar e mijëra të tjerë të zhdukur nën rrënoja.

Pavarësisht kësaj, në qytetin bregdetar të La Guaira, njerëzit ende po gërmojnë nëpër rrënoja me duar të zhveshura, ndërsa përpiqen të arrijnë te fqinjët e bllokuar.

banner

Premtimet për makineri të rënda nga qeveria ende nuk janë realizuar, derisa banorët janë duke u ankuar për mungesë të pajisjeve.

“Po përpiqemi të ndihmojmë me atë që mundemi, por ka mungesë pajisjesh.”, ka thënë njëri prej banorëve, raporton SkyNews.

Ekipi i tij nxori tre persona nga një ndërtesë sot, ndërsa anëtarët e shqetësuar të familjes prisnin në vendngjarje.

Një tjetër banor kritikoi institucionet e vendit.

“A nuk është e mundur të thërrasim ushtrinë? Të gjithë ejani, ejani dhe ndihmoni. Vendosini në një automjet të blinduar dhe ejani të ndihmoni njerëzit. Gjeni traktorë kudo që të mundeni.”, ka thënë ai, derisa po kërkonte një të afërm midis rrënojave.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy