“Ka njerëz të gjallë atje brenda dhe askush nuk po vjen t’i shpëtojë”, thonë disa banorë të prekur nga tërmeti në Venezuelë

by Nexhat

Shumë banorë e kaluan natën në rrugë ose duke kërkuar familjarët e tyre në Catia La Mar, në shtetin La Guaira, që besohet të jetë një nga rajonet më të goditura të Venezuelës nga tërmeti. Ata kanë folur për agjencinë e lajmeve AFP.

“Për momentin nuk kemi asgjë, madje as forcën apo guximin për të hyrë atje”, thotë 49-vjeçari Larry Rojas, ndërsa qëndron përpara një ndërtese të shembur ku familjarët e tij kanë mbetur të bllokuar.

banner

“Ka njerëz të gjallë atje brenda dhe askush nuk po vjen t’i shpëtojë”, thotë një grua teksa pret lajme për vajzën e saj, e cila ka ngecur nën rrënojat e një ndërtese 12-katëshe.

Në kryeqytetin venezuelian, Karakas, 54-vjeçarja Odalis Escalona përshkruan se si “shkallët u shkëputën, i gjithë muri u ça. Gjërat ranë nga tavani”.

Ndërkohë, 69-vjeçarja Carmen Guedez, e cila jeton në një lagje kodrinore mbi Karakas, thotë se dritaret e saj filluan të lëviznin gjatë tërmetit. Ajo tregon se u “strukëm së bashku” me motrën e saj të shtrirë në shtrat dhe një fqinje, duke shtuar: “Nuk mundëm të dilnim jashtë”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy