Trepça edicionin e ardhshëm do të luajë direkt në FIBA Europe Cup pa pasur nevojë të kalojë nëpër përballje kualifikuese.
Ata thanë se për këtë arsye nuk do të luajnë në Basketball Champions League pasi palestra “Minatori” nuk i plotëson kushet organizative, ashtu si asnjë palestër tjetër në Kosovë.
“Për herë të parë, na është mundësuar pjesëmarrja direkte në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup, pa kaluar nëpër ndeshje kualifikuese”, thuhet në postimin e Trepçës,
“Për këtë arsye, ne nuk do të marrim pjesë në Basketball Champions League, pasi Palestra “Minatori” teknikisht nuk i plotëson kushtet e kërkuara për organizimin e ndeshjeve të kësaj gare, duke filluar nga vijëzimi i fushës, ku janë të vendosura vijat e sporteve të ndryshme.
“Në fakt, aktualisht asnjë palestër në Kosovë nuk i përmbush këto standarde”.
“Duke mos qenë të interesuar që ndeshjet si vendas t’i zhvillojmë jashtë Kosovës dhe larg tifozëve tanë, kemi vendosur të marrim pjesë drejtpërdrejt në fazën e grupeve të FIBA Europe Cup”.

