Dani Ceballos i ka dhënë fund aventurës së tij te Real Madridi, pasi ka arritur marrëveshje me klubin për ndërprerjen e kontratës një vit para skadimit të saj. Mesfushori spanjoll largohet si lojtar i lirë, duke mbyllur një periudhë nëntëvjeçare me fanellën e “Los Blancos”.
30-vjeçari iu bashkua Real Madridit në vitin 2017 nga Real Betisi dhe gjatë kësaj kohe fitoi disa trofe të rëndësishëm, përfshirë Ligën e Kampionëve dhe La Ligën. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte një vend të përhershëm në formacionin bazë, ndërsa kaloi edhe dy sezone në huazim te Arsenali.
Sipas raportimeve, destinacioni më i mundshëm i Ceballosit është rikthimi te Real Betisi, klubi ku u formua si futbollist dhe ku dëshiron të vazhdojë karrierën.

