Senegali po udhëheq 1–0 ndaj Irakut pas dyzet e pesë minutave të para në ndeshjen e Grupit I të Kupës së Botës 2026.
Goli i vetëm i pjesës së parë ka ardhur shumë herët, në minutën e katërt, kur Habib Diarra e ka shfrytëzuar një goditje nga këndi dhe e ka dërguar topin në rrjetë për 1–0.
Ndeshja është tensionuar në minutën e dhjetë, kur pas një ndërhyrjeje të VAR-it, gjyqtari fillimisht e ka shqyrtuar një karton të mundshëm të kuq për Rebin Sulaka.
Pas rishikimit, vendimi është konfirmuar dhe lojtari i Irakut është ndëshkuar me karton të kuq, duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak për pjesën e mbetur.
Kësisoji, Senegali e mbyll pjesën e parë në avantazh dhe me epërsi numerike në fushë

