Kanadaja mposht Afrikën e Jugut dhe kualifikohet tutje në Botëror

by Nexhat

Kanadaja është bërë kombëtarja e parë që siguron kualifikimin në 1/8 e finales së Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Afrikën e Jugut me rezultat minimal 1-0 në fazën e 1/16 së finales.

Ndeshja ishte e fortë dhe e luftuar nga fillimi deri në fund, me kanadezët që krijuan më shumë raste, por u përballën me një paraqitje të jashtëzakonshme të portierit Ronwen Williams,

banner

Williams ishte vendimtar në pjesën e parë duke ndalur goditjen me kokë të Derek Cornelius, ndërsa më pas reagoi me pritje të shkëlqyer edhe ndaj Tajon Buchanan në një situatë të rrezikshme në zonë.

Ai vazhdoi të ishte i pakalueshëm edhe në pjesën e dytë, duke ndalur përpjekjet e Tanitoluwa Oluwaseyi dhe Jonathan David.

Megjithatë, kur ndeshja po shkonte drejt vazhdimeve, Kanadaja gjeti golin vendimtar në minutën e 92-të.

Stephen Eustaquio reagoi i pari pas një topi të kthyer në zonë dhe me një goditje të ulët mposhti Williamsin për 1-0.

Kanadaja vazhdon rrugëtimin në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy