Robert Lewandowski është pranë një transferimi në kampionatin amerikan MLS.
Sipas gazetarit të njohur të merkatos, Fabrizio Romano, sulmuesi polak ka arritur marrëveshje verbale me klubin Chicago Fire.
Romano ka bërë të ditur se Lewandowski pritet të nënshkruajë kontratën në fillim të javës së ardhshme, pasi kishte vizituar qytetin e Çikagos rreth dy javë më parë.
Sulmuesi tridhjetë e gjashtë vjeçar largohet nga Barcelona si futbollist i lirë dhe tashmë është gati për një sfidë të re në karrierën e tij. Sipas raportimeve, ai ka zgjedhur Chicago Fire pavarësisht ofertave të tjera që kishte në dispozicion.
“Robert Lewandowski ka rënë dakord të bashkohet me Chicago Fire. Marrëveshja verbale është arritur dhe ai do të nënshkruajë në fillim të javës së ardhshme”, ka shkruar Romano

