Malta fiton në garën e shteteve të vogla, Kosova merr medaljen e bronztë

by Nexhat

Malta është shpallur kampione e Evropës për shtetet e vogla në basketboll për vajza, pasi në finalen e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaç” në Pejë e ka mposhtur Shqipërinë me rezultat 72:55.

Skuadra malteze ka dominuar në ndeshjen finale dhe e ka ngritur trofeun e kampiones, ndërsa Shqipëria është dashur të kënaqet me medaljen e argjendtë.

banner

Ndërkohë, kombëtarja e Kosovës e ka mbyllur kampionatin me fitore bindëse, duke siguruar vendin e tretë dhe medaljen e bronztë. Kosova ka triumfuar ndaj Armenisë me rezultat të thellë 86:48 në ndeshjen për vendin e tretë.

Kosova ka zhvilluar një paraqitje shumë të mirë, duke kontrolluar ndeshjen nga fillimi deri në fund dhe duke mos i lënë asnjë mundësi kundërshtarit për t’u rikthyer në lojë.

Kampionati është zhvilluar në Pejë, ku për disa ditë me radhë qyteti ishte nikoqir i ndeshjeve të këtij turneu ndërkombëtar

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy