Sunderland refuzon ofertën e Chelseat: Granit Xhaka nuk është në shitje!

by Nexhat

Sunderland jo vetëm që kanë refuzuar ofertën e parë të Chelsea për Granit Xhakën, por kanë paralajmëruar rivalët e tyre në Premier League se mesfushori nuk është në shitje “me asnjë çmim”.

Sipas mediave të huaja, Xabi Alonso po i shtyn drejtuesit e Chelsea-t të transferojnë ish-kapitenin e Arsenalit, Xhakën, të cilin ai e ka stërvitur te Bayer Leverkusen në Gjermani,

banner

Thuhet se Xhaka është i gatshëm të kalojë te Stamford Bridge, ndërsa raportet sugjerojnë se ai tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me Chelsea-n.

Megjithatë, Sunderland e ka bërë të qartë që në fillim të kësaj sage transferimesh se Xhaka, i cili iu bashkua klubit verën e kaluar pas rikthimit të tyre në Premier League, nuk është në shitje

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy