Kai Rooney gati për rikthim te United

by Nexhat

Talenti i Manchester United, Kai Rooney, ka bërë të ditur se është gati të rikthehet në fushë pas një periudhe të vështirë të shoqëruar me dëmtim.

Mesazh i qartë para sezonit të ri

banner

16-vjeçari publikoi në Instagram disa fotografi nga pushimet verore, duke treguar se krahas pushimit ka punuar intensivisht edhe për përgatitjen fizike.

Fotot u shoqëruan me mbishkrimin e shkurtër: “Roll on pre-season”, duke lënë të kuptohet se mezi pret fillimin e fazës përgatitore me Manchester United.

Rikthehet pas dëmtimit

Kai Rooney e mbylli para kohe sezonin e kaluar pasi pësoi një dëmtim në muajin mars. Para këtij momenti, ai kishte qenë një nga lojtarët më të spikatur të ekipit U16 të Manchester United dhe kishte ndihmuar skuadrën të fitonte një trofe.

Në kohën kur u konfirmua dëmtimi, ai kishte shkruar:

“Jam i zhgënjyer që nuk do të luaj deri në fund të sezonit. Do të rikthehem më i fortë në fazën përgatitore.”

Tashmë duket se sulmuesi i ri e ka mbajtur premtimin.

Transformim fizik

Gjatë periudhës së rehabilitimit, Kai ka punuar intensivisht në palestër, duke treguar një transformim të dukshëm fizik.

Ky përkushtim është një nga arsyet pse ai konsiderohet një nga talentet më premtues të akademisë së Manchester United, ndërsa pritet të ketë një rol të rëndësishëm te skuadra U18 në sezonin e ri.

Dëshiron të krijojë emrin e tij

Edhe pse është djali i legjendës Wayne Rooney, Kai ka theksuar se dëshiron të ndërtojë karrierën e tij pa u krahasuar me të atin.

“Po përpiqem të krijoj emrin tim, jo të jem babai im. Jam personi im. Dua të shoh se ku do të më çojë karriera, të jap maksimumin dhe të arrij nivelet më të larta. Jam i fokusuar vetëm te vetja dhe të punoj çdo ditë për t’u përmirësuar”, ka deklaruar ai.

Me fillimin e fazës përgatitore, të gjitha sytë do të jenë te akademia e Manchester United për të parë rikthimin e njërit prej talenteve më premtues të klubit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy