Sulmuesi polak Robert Lewandowski është zyrtarisht futbollisti më i ri i Chicago Fire.
Klubi amerikan ka konfirmuar marrëveshjen me ish-yllin e Barcelonës, i cili ka firmosur një kontratë dyvjeçare, duke finalizuar një transferim që ishte raportuar që një ditë më parë.
Me këtë lëvizje, një nga golashënuesit më të mirë të epokës moderne i bashkohet Major League Soccer, ku do të jetë një nga emrat më të mëdhenj të kampionatit.
Lewandowski largohet nga futbolli evropian pas një karriere të jashtëzakonshme me Borussia Dortmund, Bayern Munich dhe Barcelona, ndërsa tani do të udhëheqë projektin ambicioz të Chicago Fire.
Klubi amerikan e sheh transferimin e 37-vjeçarit si një hap të madh për rritjen e konkurrueshmërisë dhe ambicieve për trofe, ndërsa Lewandowski pritet të jetë figura kryesore e skuadrës në dy sezonet e ardhshme

