Në përkujtim të Teki Dervishit, SHB “Tenda” ndau tri çmime vjetore

by Nexhat

U mbajt Takimi Kulturor “Teki Dërvishi” dhe u dhanë tri çmimet vjetore kombëtare, i dyti më radhë që prej themelimit.

Ky edicion kulturor u hap me ekspozitën me foto të Tekiut dhe me thënie të zgjedhura, këngë me motive arbëreshe interpretuar nga Shpresa Sefedini – Smith, ndërsa një korezi dorëshkrim nga autori me titull “Bilardo në fund të dimrit” e deklamoi Florian Alidemaj.

banner

Në kuadër të takimt u mbajt tribuna me moton “Tekiu njeri” ku me referimet e tyre u paraqiten prof. dr.Agim Selimi nga Prishtina, prof.dr. Emin Azemi nga Kumanova dhe Pastor Roland Sula nga Tirana i cili edhe këndoi njërën nga këngët që Tekiu e kishte dashur më së shumti.

Juria në përbërje prej Agim Selimit, Naime Beqiraj dhe Femi Cakolli për këtë vit në emër të Sh.B. Tenda çmimet u ndanë për:

1. Akademik Rexhep Ismajli, për shkenca albanologjike

2. Aktorit dhe poetit Selman Jusufi, për teatër

3. Prof. Emin Azemi, për publicistikë

Takimin e moderoi Pastor Femi Cakolli, editor i Sh.B. Tenda, kurse takimin e mbylli bija e Tekiut Nora.

Takimi i radhës me moton “Me Tekiun mes nesh” do të mbahet vitin tjetër.

Ky manifestim u mbajt në lokalet e bibliotekës së qytetit të Prishtinës “Hivzi Sulejmani” dhe jemi mirënjohës për kontributin e tyre, thuhet ne nje publikim nga SHB “Tenda”

Veprat dhe njerëzit nuk mund të ndahen!

Le t’i zëvendojmë fjalët e idhta e të ashpra me fjalëmira duke krijuar rend të vlerave e të nderimit të atyre që kanë kontribuuar për kulturën shqiptare dhe për lirinë e vendit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy