Rrëfehet Ronaldo: E largova Zidane-n nga dhoma e zhveshjes

by Nexhat

Legjenda e futbollit brazilian, Ronaldo Nazario, ka zbuluar një episod të panjohur që ndodhi menjëherë pas eliminimit të Brazilit nga Franca në çerekfinalet e Kupës së Botës 2006.

Në një intervistë për gazetën franceze “L’Équipe”, ish-sulmuesi brazilian tregoi se i kërkoi Zinedine Zidane të largohej nga dhoma e zhveshjes së Brazilit, pasi atmosfera ishte jashtëzakonisht e rënduar pas humbjes.

banner

Zidane, i cili ishte shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, kishte hyrë në dhomën e zhveshjes së brazilianëve me qëllim që të shkëmbente fanellat me disa prej futbollistëve, por momenti nuk ishte aspak i përshtatshëm.

“Folëm më vonë. Ai erdhi në dhomën tonë të zhveshjes, por atmosfera ishte e tmerrshme. Shumë lojtarë po qanin. Ne ishim miq dhe vazhdojmë të jemi edhe sot, por nuk ishte koha e duhur për të shkëmbyer fanella. E përgëzova për ndeshjen, por i kërkova të largohej”, rrëfeu Ronaldo.

Franca fitoi atë çerekfinale me rezultat 1:0 falë golit të Thierry Henry, pas një asistimi të Zidane, duke eliminuar kampionët në fuqi të botës dhe duke vazhduar rrugëtimin drejt finales së Botërorit të Gjermanisë.

Rrëfimi i Ronaldos hedh dritë mbi emocionet dhe zhgënjimin e madh që mbretëronte në kampin brazilian pas një prej eliminimeve më të dhimbshme në historinë e “Seleçaos”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy