Ish-asistentja e Haxhiut, njëra nga inspektorët që i shkoi në kontroll qumështores “Vita”

by Nexhat

Një aksion i paparalajmëruar i inspektorëve shtetërorë në fabrikën e qumështit “Vita” në Istog ka përfunduar me mbylljen e përkohshme të saj, duke hapur debate për mënyrën e zhvillimit të kontrolleve dhe pasojat për punëtorët e fermerët.

Sipas raportimeve nga vendi i ngjarjes, gjatë kontrollit në ambientet e qumështores kanë qenë të pranishëm inspektorë të Ministrisë së Tregtisë, ndërsa në mesin e tyre është përmendur edhe inspektorja Elma Krasniqi, ish-asistente ekzekutive e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila është punësuar si inspektore në vitin 2024.

Po ashtu është përmendur edhe pjesëmarrja e aktivistit Fitim Gashi.

banner

Pas inspektimit, bordi i kompanisë ka marrë vendim që të pezullojë aktivitetin e qumështores për të paktën shtatë ditë, deri në një vendim tjetër.

“Ne kemi marrë vendim si bord që ta mbyllim. Ky është vendimi më i rëndë. Ta mbyllim deri në një vendim tjetër, të paktën për 7 ditë. Këta të ministrisë nuk brengosen, ndërsa punëtorët mbesin pa paga dhe fermerët do të detyrohen të hedhin qumështin,” është shprehur drejtori i qumështores, Artan Spahija.

Sipas tij, inspektorët kanë kërkuar sqarime lidhur me uljen e sasisë së qumështit të pranuar nga prodhuesit, çështje që dyshohet se ka qenë një nga arsyet e tensioneve gjatë kontrollit.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për ndikimin që mund të ketë mbyllja e përkohshme e fabrikës si te punëtorët, ashtu edhe te fermerët që furnizojnë me qumësht këtë kompani.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy