Mbyllja e qumështores “Vita”, Gjini: Ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik

by Nexhat

Qumështorja “Vita” është mbyllur, pas vendimit të marrë nga vetë kompania.

Kjo vjen pas inspektimit të pa paralajmëruar nga ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ndërsa 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim te qumështorja.

Pas reagimit të ish-kreut të Aleancës, Ramush Haradinaj ka reaguar edhe i pari aktual i kësaj partie, Ardian Gjini.

banner

Gjini vuri gishtin te pushteti duke thënë se ‘ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik’.

“Sot u vërtetua edhe njëherë se ky pushtet e sheh prodhuesin vendor si armik. Mbyllja e qumështores më të madhe në vend, Vita, la qindra punëtorë pa punë dhe mijëra fermerë kosovarë në udhëkryq”, ka shkruar Gjini.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy