Shpërndahen grantet për fermerët, ambasadori gjerman: Po thellohet bashkëpunimi me Kosovën

by Nexhat

Tashmë ka përfunduar edhe ceremonia e shpërndarjes së granteve për të gjithë përfituesit e Skemës së Granteve për Investime – LOT 1 në kuadër të projektit “Mbështetje për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Sektorit të Bujqësisë në Zonat Rurale përmes Diversifikimit të Aktiviteteve”.

Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i cili uroi që nga këto grante të dalin histori suksesi dhe që të hapen vende të reja të punës.

Një fjalë rasti iu dha edhe ambasadorit gjerman, Rainer Rudolph, i cili tha se shpërndarja e këtyre granteve vetëm e thellon bashkëpunimin midis Gjermanisë dhe Kosovës.

banner

Ai po ashtu u shpreh se të gjithë fermerët do të kenë mundësinë që të bëjnë investime që gjithmonë i kanë ëndërruar.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy