Dega e Parë e LDK në Zvicër analizon rezultatin e zgjedhjeve – i jep mbështetje Kryesisë dhe Abdixhikut për hapat e mëtejmë

by Nexhat

Ramadush Emini nga dega e parë e LDK-së në Zvicër, kanë rikonfirmuar mbështetjen për kryetarin e partisë Lumir Abdixhuiku, pasi një grup tjetër po kërkon largimin e tij.

Përmes një postimi ën Facebook, Emini ka thënë se kanë pasur në degë një diskutim, duke mbështetur çdo vendim që do të marrë kryesia e LDK-së.

banner

“Sot, Dega e Parë e LDK-së në Zvicër mbajti takimin e analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit. Pas një diskutimi të hapur dhe konstruktiv, unanimisht shprehëm mbështetjen tonë për çdo vendim që do të marrë Kryesia Qendrore e LDK-së lidhur me hapat e mëtejmë politikë, gjithmonë në funksion të ofrimit të institucioneve të qëndrueshme dhe në interes të Kosova dhe qytetarëve të saj. Njëkohësisht, rikonfirmuam mbështetjen e plotë për lidershipin e Lidhjës Demokratike e Kosovës, në krye me Lumir Abdixhiku, duke besuar se uniteti, përgjegjësia dhe vizioni janë rruga përpara. Të bashkuar, të vendosur dhe gjithmonë në shërbim të atdheut”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy