Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë.
Një qytetar, gjatë kontrolleve rutinore të Policisë në fshatin Krushë të Rahovecit ka refuzuar të ndalojë në pikën e kontrollit, kurse zyrtarët policorë me mbështetje të njësive tjera kanë tentuar ta ndalojnë atë në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë.
I dyshuari ka refuzuar të ndalojë dhe ka tentuar t’i godasë zyrtarët policorë, zëdhënëses së Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
“Gjatë përcjelljes nga një patrullë tjetër policore në rrugën “Gasper Karaqi” në Gjakovë, i dyshuari ka goditur automjetin zyrtar të Policisë, duke shkaktuar aksident trafiku ku është përfshirë edhe një automjet civil”, tha ajo.
Pas aksidentit, i dyshuari është përpjekur për t’u larguar në këmbë, por është ndaluar dhe shoqëruar në stacionin policor.
“Në koordinim me prokurorin e shtetit, ndaj tij janë iniciuar rastet “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa është ndaluar për 48 orë”, tha Krasniqi.

