Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka kritikuar institucionet pas inspektimeve të kryera një ditë më parë në qumështoren “Vita”, duke i cilësuar veprimet e tyre si të papranueshme.
I ftuar në emisionin Kosova Live në T7, Ramosaj tha se institucionet duhet ta kryejnë punën e tyre në vend që, sipas tij, të krijojnë “skenarë të poshtër”.
“S’ka çka lyp këshilltari, instruktori është për këtë punë. Këto janë skenarë të poshtër dhe duhet me marrë fund”, deklaroi Ramosaj, duke reaguar ndaj inspektimeve të zhvilluara në qumështoren “Vita”.
Ky reagim vjen në kohën kur kriza në sektorin e qumështit ka nxitur protesta të fermerëve dhe përplasje mes prodhuesve, institucioneve dhe kompanive grumbulluese

