N1: Policia elitare serbe po i ruan Radojiçiqin dhe Veselinoviqin, “MUP”-i serb po hesht

by Nexhat

Televizioni “N1” ka raportuar të hënën se kreu i grupit terrorist që kishte organizuar sulmin në Banjskë, Milan Radojicic, dhe shoku i tij Zvonko Veselinovic, po ruhen nga njësitet elitare të policisë së Serbisë,

 Siç raporton televizion serb, kjo po ndodh pas një vrasjeje të ndodhur në Senjak dhe pas arrestimit të ish-shefit të policisë së Beogradit.

banner

“Pas vrasjes në Senjak dhe arrestimit të ish-shefit të policisë së Beogradit, presidenti i Serbisë premtoi se oficerët e policisë nuk do të ruanin më manjatët dhe kriminelët. Ndërkohë, mësuam se anëtarët e njësive më elitare të policisë serbe po ruajnë biznesmenët nga Kosova, Milan Radoičić dhe Zvonko Veselinović”, shkruan N1.

Sipas raportimit, Ministria e Brendshme e Serbisë ka heshtur për më shumë se një javë të pyetur për këtë çështje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy