Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se gjendja aktuale me ujin në liqenet e Badovcit dhe Batllavës është në nivel të ulët të mbushjes.
Sipas njoftimit të KRU “Prishtinës”, këtyre dy liqeneve u mungojnë nga rreth 2 metra për të arritur nivelin maksimal të mbushjes.
“Gjendja aktuale e liqeneve: Liqenit të Batllavës i mungojnë edhe 1.23 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes. Liqenit të Badocit i mungojnë edhe 1.90 m për të arritur nivelin maksimal të mbushjes”, theksohet në njoftim.
Tutje është bërë thirrje për ruajtje dhe mbrojtje të burimeve të ujit./RTK

