Fillojnë punën 37 zyrtarë ligjorë në gjykatat e Republikës së Kosovës, veç 4 meshkuj

by Nexhat

Pas përfundimit me sukses të procedurave ligjore të rekrutimit dhe mbylljes së afatit për ankesa, sot janë nënshkruar aktet e emërimit për 37 zyrtarë ligjorë në administratën e sistemit gjyqësor të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit nga gjithsej 37 zyrtarë ligjorë të emëruar, 33 janë femra dhe 4 meshkuj.

banner

Në kuadër të këtij procesi janë emëruar edhe përfaqësues të komuniteteve joshumicë, përkatësisht dy nga komuniteti serb, dy nga komuniteti boshnjak dhe një nga komuniteti turk.

Në njoftim thuhet se këshilli mbetet i përkushtuar në zbatimin e përpiktë të detyrimeve ligjore për krijimin e kushteve të nevojshme për funksionimin efikas të gjykatave, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës dhe meritokracisë në proceset e rekrutimit dhe përzgjedhjes së stafit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy