Prattipati sërish i bën thirrje Kosovës të përfshihet në projektin e gazit: Siguroni investimet e ardhshme amerikane

by Nexhat

E ngarkuara me punë e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, sërish i ka bërë thirrje Kosovës që të përfshihet në projektin e gazit amerikan, duke thënë se kështu siguron investimet e ardhshme amerikane.

Këtë thirrje Prattipati e bëri derisa mori pjesë ë ceremoninë e ndarjes së Çmimit të Partneritetit SHBA–Kosovë, ku u vlerësuan anëtarët e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë për kontributin e tyre në forcimin e tregtisë ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës.

banner

“Në fjalën e saj, ajo përshëndeti vendimin e Kosovës për të hequr tarifat doganore ndaj mallrave amerikane dhe bëri thirrje që Kosova të diversifikojë furnizimin e saj me energji përmes gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA-ja, me qëllim sigurimin e investimeve të ardhshme amerikane”, shkroi ambasada në njoftim.

Prattipati në qershor të këtij viti doli me një op-ed ku sqaroi kërkesën amerikane për Kosovën se ajo duhej t’i bashkohej projekteve amerikane të gazit natyror të planifikuara nëpër Ballkan.

Ajo tha se Kosova është në ballë të një zgjedhje të rëndësishme strategjike.

“Administrata e presidentit Trump prioritet kryesor e ka uljen e varësisë së Europës nga energjia ruse. Ne e nxisim Kosovën të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Amerikën përmes LNG-së për të siguruar të ardhmen e saj energjetike. Së bashku, ne mund të forcojmë sigurinë energjetike dhe t’i rrisim ekonomitë tona krah për krahu”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy