Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka konfirmuar pranimin e ftesës nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.
Ai tha se do të marrë pjesë në takim në lidhje me konstitumin e institucioneve.
Abdixhiku tha se LDK-ja qëndrimet i ka të qarta dhe nuk i ka ndryshuar ato.
“Unë sot kam marrë një letër për takim me kryetarin e LVV Albin Kurtin në formatin 1+1, këtë herë do të takohemi 2 me 2, do t’i përgjigjem kësaj ftese, besoj kohën e takimit do të aranzhojnë ekipet tona. Do ta bëjë publike që ky është komunikimi i parë që kemi pasur deri më tani”.
“Do të ishte çmenduri poltike nëse Kosova sërish shkon në zgjedhje”, tha Abdixhiku.

