Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka hedhur akuza ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Kërçeli ka prezantuar disa kontrata ku thotë se ka dyshime për keqpërdorim.
Ai mori shembull blerjen e disa shkurreve dekorative, ku tha se ka ndryshuar çmimi kur ka ndryshuar sasia.
“Shkurre dekorative, për dy copa çmimin e ka vendosur 80 euro, të njëjtin produkt njëjtin produkt, kur ka qenë për 237 copë, kur është rritur sasia, njëjtin produkt, njëjtin tabelë”, ka thënë ai.

