Partia Demokratike e Kosovës po mban mbledhjen e Kryesisë së saj nga ora 15:00.
Këtë e konfirmoi për Gazetën Express nënkryetarja e PDK’së, Vlora Çitaku.
Mbledhja vjen pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve dje nga KQZ dhe pas ftesës për takim që iu çoi sot kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetarëve të PDK’së, LDK’së e AAK’së.
E pyetur nëse do t’i përgjigjen pozitivisht kësaj ftese, Çitaku tha se pas mbledhjes do ta japin qëndrimin

