Ferati: S’është praktikë e LDK’së me u shkarku kryetari, mediat të kenë kujdes qysh i referohen iniciativave demokratike

by Nexhat

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ilir Ferati, para se të hynte në mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, tha për media se LDK nuk e ka pasë praktikë të shkarkojë kryetarët e saj pasi u pyet për iniciativën e mbledhjes së nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

“Nuk është praktikë e LDK’së me u shkarku kryetari. S’ka pasë kurrë kësi praktikë. Edhe i kisha lut edhe mediat edhe organizatorët besa që me pasë kujdes qysh po i emërojnë iniciativat që i kanë marrë. S’ka shkarkim, ka iniciativa demokratike që njerëzit kanë të drejtë me i marrë edhe me i procedu me i finalizu nëse mbërrijnë”.

banner

Më pas ai refuzoi të përgjigjej drejtpërdrejt nëse një skenar i tillë ndodh.

“Ky është supozim. Nuk po guxoj me u lëshu në supozime. Vazhdoj me pasë bindje që s’bën me u kriju një precedent i tillë të lëvizjeve, sidomos në situata kur vendi ka nevojë për një LDK të fortë”.

Ferati më pas bëri thirrje për ulje të tensioneve. Këtë mesazh tha se e ka edhe për mediat.

“Një pjesë e njerëzve që janë pjesë e kësaj iniciative, të cilët kanë sot e 37 vjet që merren me aktivitet të LDK’së kanë me i thirrë gjakftohtësisë dhe mendjes dhe me i ulë këto tensione që i kanë ngritur gjatë këtyre ditëve. Si sekretar, besoj që të njëjtën kam të drejtë me e kërku edhe nga ju mediat që me i kontribuu uljes së tensioneve dhe jo secilin deklarim me e kthye në lajm siç bëni ju”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy