Opinionisti Dukagjin Gorani ka deklaruar se takimi i paralajmëruar për nesër mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe liderëve opozitarë, Bedri Hamza e Lumir Abdixhiku, duhet të ketë vetëm një temë diskutimi – çështjen e Presidentit.
Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Gorani tha se partitë nuk kanë nevojë të takohen për çështje të tjera, pasi rezultati zgjedhor, sipas tij, është i qartë.
“Theksi i vetëm i takimeve nesër do të duhej të ishte çështja e Presidentit. Për kurrgjë tjetër këto tri parti nuk kanë nevojë të takohen. Rezultati zgjedhor është i qartë. Partia Vetëvendosje me komunitetet ka mjaftueshëm vota për ta themeluar qeverinë. Nëse Kurti është i interesuar për bashkëqeverisje, atëherë interpretimi im i vetëm është se ai është i interesuar për shpërndarje të përgjegjësisë. Pra, për ta ndërtuar një qeveri koalicioni, e cila nesër e shpërndan përgjegjësinë politike për proceset që e presin vendin”, tha Gorani.

