Bedri Hamza, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, duke komentuar situatën politike në vend, ka thënë se, më shumë se për pozitat, është e rëndësishme të flitet për programin dhe prioritetet.
Hamza, ka thënë se nuk është qëllimi i PDK’së që të ketë numër të caktuar të ministrive, por që, të adresohen sfidat me të cilat po përballet vendi, përcjell Gazeta Express.
‘’Para se me fol për pozitat është tepër e rëndësishme prioritetet, programi, adresimi i sfidave, nëse nuk ka dakordim për këto, nuk është qëllimi i PDK’së që të ketë një numër të caktuar të ministrive, ta ketë kryetarin e Kuvendit, apo presidentin apo çfarëdo qoftë”, ka thënë Hamza.

