Haziri del nga mbledhja e Kryesisë: Po flasim çështje thelbësore, Abdixhiku po e diskuton me strukturat letrën e Kurtit

by Nexhat

Lutfi Haziri, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, është deklaruar lidhur me mbledhjen që kryesia e kësaj partie është duke e mbajtur.

Haziri, ka njoftuar se në këtë mbledhje është duke u diskutuar mbi çështje thelbësore, dhe, nuk ka hapësirë që të mendohet opsioni i zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtë.

banner

‘’LDK po diskuton debat të brendshme mbi çështje thelbësore duke e analizuar rezultatin e fundit zgjedhor, pas takimit kolegjiumi, kryesia, ka nxjerr po ashtu nevojën të diskutojë kërkesat që lidhen me interesimin për bashkëpunim si vlerë politike, për pragmatizmin që ne e kemi tregu, dhe parimet e bashkëpunimit në kuadër të ndërtimit të institucioneve që kanë dalë nga qershorit. Nuk ka vend, hapësirë, dhe asnjë arsye me mëndu opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vjeshtën e ardhshme, por ftesa e sotme e konfirmon që Abdixhiku në emër të LDK e ka traju letrën, është tu e diskutu brenda strukturave të LDK’së, dhe në fund ai personalisht, ose dikush nga ai, do të del dhe do të jap sqarimet e domosdoshme’’, ka thënë Haziri.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy