‘‘Vendi në vakum institucional’’, Hamza jep vërejtje për ftesën e Kurtit: Duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, është deklaruar pas mbledhjes së mbajtur të kësaj kryesie, duke komentuar edhe ftesën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti,

Hamza, i cili fillimishit theksoi se vendi tash e sa kohë është në ‘’vakum institucional’’, deklaroi se, ftesa për takime duhet të bëhet ashtu si e kërkon rendi.

banner

‘’Kosova po ballafaqohet me vakum institucional që disa kohë, ky vakum është duke e demtu vendin në të gjitha fushat. Prandaj secili prej neve duhet të sjellemi në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze duke filluar prej ftesës, ftesa duhet të bëhet në mënyrën qysh e kërkon rendi që me u dërgu nga kryetari i partisë me numrin më të madh të ulëseve të fituara në Kuvendin e Kosovës, dhe të mbahet në objektet e Kuvendit të Kosovës. Datat e propozuara ka qenë sot, ora 17:00, dhe janë datat nesër në orën 08:00,  09:00 ose në orën 18:00’’, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy