Vllaznia dhe Malisheva barazojnë në pjesën e parë

by Nexhat

Pjesa e parë e përballjes mes Vllaznia dhe Malisheva ka përfunduar me rezultat të barabartë 1:1 në kuadër të kualifikimeve për Conference League.

Skuadra nga Kosova ka kaluar e para në epërsi në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

banner

Në minutën e katërt, Xhylani ka realizuar për Malishevën pas një goditje nga këndi, duke i dhënë avantazhin ekipit mysafir.

Vllaznia ka reaguar dhe ka arritur ta barazojë rezultatin në minutën e tridhjetë e shtatë. Qato ka shënuar për skuadrën shkodrane, duke e kthyer ndeshjen në baraspeshë.

Gjatë dyzet e pesë minutave të para, Vllaznia ka pasur një epërsi të lehtë në posedimin e topit, por të dyja skuadrat kanë pasur momente të mira në lojë.

Përballja e kthimit do të luhet pas një jave në Kosovë, ku do të përcaktohet skuadra që do të vazhdojë rrugëtimin në garat evropiane

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy