“Xhipat e zinj”, Zyra e Kryeministrit merr me qira dy automjete për rreth 60 mijë euro

by Nexhat

Për ‘xhipat e zinj’ që Albin Kurti si opozitar i kundërshtonte fort, si pushtetar nuk nxjerr zë.

Pavarësisht edhe kritikave të atëhershme, Zyra e Kryeministrit të Kosovës, po vazhdon të pajiset me automjete të tilla, raporton Klankosova.tv

banner

ZKM tashmë ka bërë gati kontratën për të marrë me qira dy automjete. Rreth 60 mijë euro ka ndarë për këtë tender dhe vlen për një periudhë 36 mujore.

Sipas dosjes, data e nënshkrimit të kontratës është caktuar të bëhet nesër, më 10 korrik,

Vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 65 mijë euro, por që atë e ka fituar kompania që ka ofertuar me një çmim pak më të lirë.

“Marrja e automjeteve me qira për nevojat e ZKM-së, vlera e përgjithshme e kontratës është 58,968.00 euro”, thuhet në dosjen e tenderit. /Klankosova.tv

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy