Alarm para çerekfinales: Anglia dhe Norvegjia përballen me virus, disa lojtarë të sëmurë

by Nexhat

Anglia dhe Norvegjia po përballen me probleme shëndetësore vetëm pak ditë para çerekfinales së Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet të shtunën në Miami.

Sipas Daily Mail, mesfushori i Anglisë, Declan Rice, është prekur nga një virus dhe është izoluar nga pjesa tjetër e skuadrës për të parandaluar përhapjen e infeksionit, transmeton Klankosova.tv.

banner

Lojtari i Arsenalit ka munguar në dy seanca stërvitore, ndërsa në kampin anglez besojnë se situata është nën kontroll.

Edhe Norvegjia po përballet me të njëjtin problem, portieri Orjan Nyland konfirmoi se disa futbollistë janë sëmurë, ndërsa stafi mjekësor po punon për ta menaxhuar situatën.

“Është e vërtetë, kemi pasur probleme. Shpresojmë të jemi plotësisht të gatshëm për ndeshjen ndaj Anglisë”, deklaroi Nyland.

Dy lojtarë norvegjezë kanë munguar tashmë për shkak të sëmundjes, ndërsa trajneri Stale Solbakken është parë duke kollitur gjatë konferencës për media.

Pavarësisht këtyre problemeve, përballja Angli – Norvegji pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të çerekfinaleve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy