Barcelona ka siguruar një kredi prej 210 milionë eurosh për të financuar merkaton e verës dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve operative të klubit.
Sipas Goal.com, fondet do të përdoren për të krijuar hapësirë financiare për transferimet e Julian Alvarez, Joao Cancelo dhe Karim Adeyemi, ndërsa një pjesë do të shkojë edhe për pagat dhe nevojat e tjera të klubit,
Objektivi kryesor i katalanasve është sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez, i cili shihet si pasuesi i Robert Lewandowskit pas largimit të polakut drejt Chicago Fire.
Me këtë lëvizje, Barcelona synon të përforcojë skuadrën për sezonin e ri dhe njëkohësisht të përmirësojë situatën financiare

